Serbi, dorëzohen 13.500 armë të ndryshme

Pas dy vrasjeve masive të kryera në Serbi në ditët e fundit, afërsisht 13.500 armë të ndryshme, mina dhe mjete shpërthyese u janë dorëzuar autoriteteve, raporton Anadolu.

Marketing

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se deri në mëngjesin e sotëm janë grumbulluar rreth 13.500 armë të ndryshme, duke thënë se është krenar për aksionin e grumbullimit të armëve, sepse është i rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve.

Pas vizitës në ekspozitën e armëve të paregjistruara, municionit dhe minave dhe mjeteve shpërthyese në Duvanishte, jo larg Smederevës, Vuçiq deklaroi se ishin mbledhur rreth 13.500 armë të ndryshme dhe rreth 2.000 mina dhe mjete shpërthyese, nga të cilat rreth 1.750 ishin granata dore, bomba, mortaja.

Vuçiq konfirmoi se shteti është i vendosur të zbatojë vendimin e tij dhe se qytetarët do të mund të dorëzojnë të gjitha armët e padeklaruara, municionin dhe mjetet shpërthyese pa pasoja deri më 8 qershor, por pas këtij afati do të zbatohen masa represive për posedimin e armëve dhe municioneve të padeklaruara.

Presidenti serb tha se janë mbledhur rreth 13.500 copë armë të ndryshme, mina dhe mjete shpërthyese, përfshirë rreth 1.750 granata dore, bomba dhe mortaja.

Vuçiq theksoi se janë grumbulluar një numër i madh i pushkëve automatike si dhe pushkë snajper, mitralozë dhe armë të tjera. Ai u bëri thirrje edhe një herë të gjithë qytetarëve që deri më 8 qershor të dorëzojnë armët e paligjshme dhe ato të ligjshme.
“Nuk i konvenon askujt të mbajë armë ilegale”, shtoi Vuçiq.