Nita e ashpër ndaj Zhakut që tha se më e sigurt në Serbi se ndër shqiptarë

Një postim i Zhaklin Lekatarit se ndihet e sigurtë ku nuk ka shqiptarë shoqëruar me një foto nga Serbia ku shihet qartë flamuri serb ka shkaktuar shumë reagim në rrjet.

Marketing

E në mesin e të revoltuarve nga ky postim nuk kanë qenë vetëm ndjekësit, por edhe ish-banorë të formatit Big Brother VIP, ku Zhaku së fundmi ishte opinioniste.

Një nga kosovaret e pakta në këtë sezon, Nita Latifi ka thënë fjalën e saj përmes një reagimi në Instagram.

“Hipokrizi e gjallë. Marre”, është shprehur ajo sa i përket postimit të Zhaklinës.

Gazetarja Lekatari shumë shpesh është shndërruar në personazh që krijon polemika me këndvështrimet e saj sa i përket çështjeve të ndryshme shoqërore.