Benfika gati të paguajë 7.5 mln euro për kumanovarin, Ardon Jasharin

Futbollisti me origjinë nga Kumanova, Ardon Jashari vazhdon të mbetet një nga mesfushorët e rinj më të kërkuar në Evropë.

Marketing

Shumë klube të njohura janë vënë në ndjekje të mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, që ka shkëlqyer në vitin e fundit me Luzernin. Por gjiganti portugez Benfika ka bërë hapa para për transferimin e mesfushorit të talentuar dhe janë tani favoriti kryesor.

Sipas të përditshmes protugeze “A-Bola”, Benfika ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit, por edhe klubin e Luzernit. Skuadra portugeze është e gatshme të paguaj shumën e kërkuar nga Luzern prej 7,5 milionë euro për transferimin e shqiptarit. Dëshira e mesfushorit ka qenë transferimi në Bundesligë, por oferta e Benficës duket e parefuzeueshme.

Gjithsesi lojtari mund të pranojë këtë ofertë, nëse nuk ndërhynë ndonjëra nga skuadrat tjera të interesuara për të. Borusia Mynshenglladbahu, RB Lajpcigu, Aintraht Frankfurti, Shtutgarti, Porto e Seltiku, janë skuadrat e tjera që kanë shprehur interesim për Jasharin. 20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me fanellën e Luzernit, ku ka realizuar edhe një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë.