Lehona 39 vjeçare vazhdon të jetë në situatë të rëndë!

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është duke kryer mbikqyrje inspektuese në Klinikën Universitare për Gjinekologji ku të dielën një lehonë 39-vjecare u përpoq të vetëvritet, njofton KlanM.

Marketing

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë noftuar se pas përpunimit të një raporti, opnioni do të njoftohet në detaje për këtë ngjarje.

Njoftohet se nuk është ndryshuar situata shëndetësore e 39 vjecares. Përkundër ndërhyrjes së kryer kirurgjikale, sic njofton KlanM, pacientja ende lufton për jetën në Spitalin e Shkupit.

Nga Klinika për Gjinekolgji dje njoftuan se lehona 39-vjecare të dielën në mbrëmje ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i parë I klinikës. Sipas tyre, sic njofton KlanM, pas lindjes 39-vjecarja, dy herë ka qenë e shqetësuar. Herën e parë ka biseduar me psikologun, kurse herën e dytë I është nënshtruar terapisë.

Lehona kishte lindur me ndërhyrje cesariane, kurse në botë solli fëmijën e saj të parë të gjinisë mashkullore.