Motoristët nga Serbia nisen drejt Kosovës me flamuj dhe mbishkrime provokuese

Motoristët nga Serbia nisen drejt Kosovës me flamuj dhe mbishkrime provokuese
Motoristë nga qytete të ndryshme të Serbisë janë nisur sot në drejtim të Kosovës.

Marketing

Sipas mediave kosovare, në kolonën e motoristëve nga Serbia, nuk mungojnë flamujt serb dhe mbishkrimet, “Kosova është djep i Serbisë”.

Nga grupi i motoristëve “Bike Rock Mission” kanë konfirmuar për mediat serbe se rrugën për në Kosovë po e nis nga Beogradi “në shenjë mbështetjeje për popullin serb”.

Motoçiklistët planifikojnë që në Kosovë të hyjnë përmes Jarinjës dhe të shkojnë në Leposaviq e Zveçanit dhe udhëtimin e tyre ta përfundojnë në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, ka thënë për mediat serbe se kanë informacione se motoçiklistë nga Serbia janë nisur drejt kufirit në Jarinjë.

“Ne kemi marrë informacione se disa motoçiklistë janë nisur drejt atij kufiri, ndaj nëse ka ndonjë problem, policia duhet të jetë aty”, tha ai.

Forca të shtuara të Policisë së Kosovës ndodhen afër Jarinjës, ndërsa nuk dihet nëse motoristët do të lejohen të hyjnë në Kosovë.