Hedhje nga anija, sfida e rrezikshme e TikTok u merr jetën katër personave

Katër persona kanë humbur jetën në Alabama pasi provuan trendin më të ri të TikTok, ku njerëzit hidhen në pjesën e pasme të anijeve ndërsa lundron me shpejtësi.

Marketing

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë sfidë, duhet të hidhen në ujë nga pjesa e pasme e varkave që lëviz me shpejtësi të madhe.

Autoritetet në Albama kanë bërë thirrje që një praktikë e tillë të ndalet, për shakak të humbjeve të jetëve.

Në katër rastet e rënda, në momentin që ata janë përplasur në ujë kanë thyer qafën dhe si pasojë kanë ndërruar jetë në vend.