Digjet shtylla elektrike në Saraj (VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Saraj të Shkupit.

Marketing

Shtylla elektrike në rrugën 20 ka marrë flakë, ku si pasojë zjarri ka përfshirë edhe një shtëpi banimi dhe një kafene.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Shkup për TV21 thanë se nuk ka të lënduar, por janë regjistruar dëme materiale.

“Më datë 14.07.2023 në ora 21.00 është denoncuar se në rrugën 20 PN në fshatin Saraj në një magazinë të një shitoreje, në pronësir të S.O.(48), ka shpërthyer zjarr. Persona të lënduar nuk ka, kurse zjarri është shuar nga ana e Brigadës së Kundërzjarrit”, thanë nga SPB Shkup.

https://fb.watch/lNqTTjNoMi/?mibextid=Nif5oz