Velev nga Shoqata e diabetikëve: Jam shumë i kënaqur nga takimi me ministrin Mexhiti

 

Kryetari i Sindikatës së Shoqatave të Diabetikëve, Dimçe Velev, pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë, theksoi se është i kënaqur me gjithçka që është thënë dhe premtuar.

Marketing

“Protesta do të ketë në mbrëmje, por jam shumë i kënaqur nga takimi i sotëm me ministrin e Shëndetësisë Fatmir Mexhiti ”.Por pres që gjithçka që është thënë dhe premtuar , ta marr edhe në formë të shkruar dhe të nënshkruar nga ministri -tha ai.

Konfirmoi se personat me diabet sonte do të protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë, por nuk përjashtoi mundësinë që siç tha ai “protesta të kthehet në festë”. Ai theksoi se nëse realizohet gjithçka që është thënë në takim, atëherë do të plotësohen kërkesat themelore të tyre.

“I thamë ministrit që kemi ardhur të diskutojmë për atë që farmacitë duhet të jenë të mbushura dhe të pajisura për çdo pacient që vjen për të marrë atë që i nevojitet. Protesta jonë është për këtë, për asgjë tjetër. “Protesta jonë nuk ka të bëjë me kërkesa politike, por jetën reale, për shëndetin e qytetarëve”, shtoi Velev.

Ministria e shëndetësisë kërkoi mirëkuptim nga pacientët për gjendejn e krijuar , ndërsa premtoi se në kohë sa më të shkurtër do të tejkalohet . Ministri i këtij dikasteri Fatmir Mexhiti tha se pas marrjes së funksionit do të angazhohet maksimalisht që që ndërprerje të tilla në prokurim të mos përsëriten më.