Pas deklarimit të Arjanit Hoxhës se ai distancohet plotësisht nga veprimet politike në të ashtuquajturin “bllok opozitar”, mospajtimin e tij e ka shprehur edhe deputeti i kësaj partie, Bastri Bajrami. Ky i fundit në një prononcim me shkrim për TVM2 ka pohuar se është pjesë e grupit të të larguarve dhe se së bashku me shumë veprimtarë tjetër, janë në proces të rrumbullaksimit të veprimit, si një formacion politik.
“Është e vërtetë se jemi bashkë me Arjanit Hoxhën dhe shumë bashkëmendimtarë që ndajmë të njëjtin mendim. Për momentin jemi duke u rrumbullaksuar si një formacion politik. Ndërsa, për formën dhe mënyrën e veprimit do t’ju njoftojmë shumë shpejt.”, – deklaroi deputeti, Bastri Bajrami.
Bajrami njëherit thotë se deri më tani nuk kanë ndonjë koordinim për të vepruar në bashkëpunim me ndonjë subjekt tjetër politik.