Po punonte për shuarjen e zjarreve, rrëzohet avioni në Greqi, vdesin dy pilotët (VIDEO)

Po punonte për shuarjen e zjarreve, rrëzohet avioni në Greqi, vdesin dy pilotët (Video)
Një avion ujë-lëshues “Canadair” është rrëzuar në Karisto në Greqi teksa po punonte për shuarjen e zjarreve.

Marketing

Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit. Mediat greke shkruajnë se avioni ishte pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm po përparojnë.

Fatkeqësisht dy pilotët kanë vdekur në vend, ndërsa mendohet se mund të jenë më shumë se dy.

Alarmi për rrëzimin e tij është ngritur në Zjarrfikëset në zonën e Platanistos.

“Canadair” u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët. Në videot e publikuara nga mediat greke duket momenti ku pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në flakë.