“Do të sjellë pasoja të rënda”, OKB thirrje Putinit: Rinovo marrëveshjen e grurit

Organizata e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Rusisë që të rinovojë marrëveshjen e grurit, që drithërat të mund të transportohen nga portet e Detit të Zi të Ukrainës.

Marketing

Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres shprehu shqetësimin se ky qëndrim i presidentit rus Vladimir Putin do të sjellë pasoja të rënda, kryesisht tek njerëzit e varfër.

“I bëj thirrje Rusisë që të kthehet në zbatimin e Iniciativës së Detit të Zi, në përputhje me propozimin tim të fundit. Nga ana ime, unë mbetem i përkushtuar për të lehtësuar aksesin e papenguar në tregjet globale për produktet ushqimore”, tha Guterres.

Guterres njoftoi se tashmë ka efekte negative në çmimet globale të grurit dhe misrit, megjithëse nuk përmendi shifra.

Më parë Putin ka deklaruar se Moska do ta merrte në konsideratë kthimin në marrëveshjen e grurit të Ukrainës nëse kërkesat e saj do të përmbusheshin plotësisht, teksa shtoi se marrëveshja ka humbur çdo kuptim.

Marrëveshja ishte ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia si një mënyrë për të dërguar grurin në vendet në zhvillim, veçanërisht në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, pavarësisht luftës së nisur nga Moska kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Marketing