Greqia digjej ndërsa ministri i Mbrojtjes vazhdonte pushimet, dorëhiqet Mitaraqis

Greqi digjej ndërsa ministri i Mbrojtjes vazhdonte pushimet, dorëhiqet Mitaraqis
Ministri grek i Mbrojtjes, Notis Mitaraqis u dorëhoq pasditen e së premtes pas publikimit të lajmit se ai vazhdonte pushimet i pa shqetësuar në ishullin e Patmosit, ndërkohë që Greqia ishte në emergjencë prej zjarreve.

Marketing

Sipas burimeve qeveritare, ka qenë vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili i ka kërkuar ministrit të tij të japë dorëheqjen, pasi veprimet e tij binin ndesh me moralin e qeverisë që ai drejton.

Mediat greke shkruajnë se në vend të tij do të vij deputeti Janis Vrutsis, i cili pritet të betohet para Presidentes Saqeralopoulou, gjatë orëve të ardhshme.