Mexhiti kërkon nga Taravari t’i bashkojnë forcat në opozitë

Të mbledhur në anfiteatrin veror në parkun e qytetit, gostivarasit dëgjuan kreun e Lëvizjes së Re demokratike Izet Mexhiti. Ai drejtoi akuza ndaj ish partiakëve të tij duke thënë se fronti evropian nuk bëhet me njerëz të listave të zeza.

Marketing

Mexhiti nga Gostivari i bëri thirrje Aleancës për Shqiptarët t’i bashkangjitet në frontin opozitar që sipas tij të bëjnë ndryshimin e madh.

“Faleminderit nga zemra Gostivari i proceseve të mëdha kombëtare! Ne nuk e kemi dert që me qeveritarët nuk i kemi punët mirë, sepse për ne në vend të parë është SOVRANI, është qytetari! Nga këtu duam që të çojmë porosi deri tek ata pjestarë të Qeverisë që natyrshëm e kanë vendin tek ne, tek fronti opozitar, të bashkangjiten që bashkarisht ta bëjmë ndryshimin e madh, ta bëjmë bashkë fillimin e ri!”, tha Izet Mexhiti.

Ndryshe ditë më parë Izet Mexhiti dhe Merita Koxhaxhiku kanë njoftuar se do të veprojnë si deputetë të pavarur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe kështu shkëputen edhe në Kuvend nga BDI-ja. Mexhiti paralajmëroi lëvizje të re politike që do të promovohet më 13 gusht./KlanMacedonia