203 gjoba në Shkup, 80 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 203 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 80 për tejkalim të shpejtësisë, 5 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe tre gjoba ëpr makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara. Gjashtë gjoba të tjera për kalim në semafor të mbyllur, 6 për mosvënien e rripit të sigurisë, katër për ngasje të makinës në gjendje të dehur…

Marketing

Nga MPB-ja nënvizojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë dhe në ditët në vijim.

Marketing