Gashi: Të vendosen në votim ndryshimet kushtetuese, nëse nuk janë 80 vota të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në “Summer Click” në TV21 tha se sot bashkë me Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin do të mbajnë konferencë për shtyp në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetues.

Marketing

Gashi tha se si parti angazhohen që sa më shpejtë të ndodhin ndryshimet kushtetuese, që të zhbllokohet procesi eurointegrues dhe të rinjtë të kthehen në vend.

“Nesër është dita, nesër është seanca, është procedurë normale, vetëm duhet të mos e zvarritin, ta nxjerrin në vota. Ose i kemi 80 vota dhe vazhdon procesi i ndryshimit, ose nëse nuk janë 80 vota, e kuptojmë që nuk janë dhe kuptojmë që kjo përbërje nuk i ka votat dhe shkojmë në zgjedhje”, tha Gashi