Gashi thotë se BDI ka njerëz të infiltruar në parti të tjera: Përcaktohet nga BDI-ja, ajo u thotë tash ti e ke rendin

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në “Summer Click” në TV21 tha se BDI ka njerëz të infiltruar në parti opozitare. Gashi tha se partitë e reja janë rezultat i urdhrave të BDI-së.

Marketing

“BDI-ja përmes organeve gjyqësore, Prokurorisë, i mban pezull, i kërcënon, i shantazhon edhe shumica prej tyre e kanë për detyrë ta bëjnë këtë, urdhër kanë. Atë urdhër e përcakton BDI, kur ne bëjmë diçka, ata i thonë tash ti duhet të dalësh, pastaj ti. Dmth është orkestrim”, tha Gashi.