Zjarr i madh përfshin ishullin grek, flakët rrezikojnë banesat

Një zjarr i madh ka përfshirë një pjesë të ishullit Zakynthos, në Greqi. Mediat greke raportojnë se zjarri rrezikon shumë banesa dhe se flakët shpërthyen të premten pasdite.

Marketing

Në vendngjarje kanë shkuar 23 zjarrfikëse me 13 automjete, ndërsa më herët kanë tentuar dy avionë zjarrfikës të tipit Canard dhe një helikopter. Gjithashtu me traget nga Kyllini po udhëtojnë 16 zjarrfikës me 1 grup këmbësorësh dhe 4 automjete.

Në të njëjtën kohë, një mjet i rojës bregdetare dhe mjete lundruese private janë në gatishmëri në zonën e plazhit të Tsilivit për të ofruar ndihmë nëse kërkohet.

Më herët, një mesazh paralajmërues është dërguar nga 112, për banorët e zonës, të cilët i ka ftuar të qëndrojnë gati dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.