Pendarovski: Nuk jam albanofob

Presidenti Stevo Pendarovski është sqaruar për reagimin e tij ndaj vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. Tha se reagimi nuk ishte ndaj Kurtit, por ndaj nikoqirëve të tij.

Marketing

Pendarovski gjithashtu foli edhe për Adem Demaçin.

“Edhe ata që e shkruajtën atë, e dinë se nuk jam albanofob. Gjatë kohë njihem me Afrim Gashin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin dhe të mos flasë për pjesën tjetër të spektrit politik. Edhe me kryeministrin Kurti kam raporte mjaft kore. Me të jam takuar në shumë konferenca, dhe mund ta them se ai ka mendim të mirë për mua. Vizita e Kurtit nuk ishte problematikë në vete. Gjatë vizitës së tij, në paraqitjet publike të tij në Tetovë dhe Çair, nuk mund të shoh asnjë fjali ku ai e ofendon Maqedoninë apo popullin maqedonas. Reagimi ishte ndaj nikoqirëve të tij, të cilët nëpërmjet ikonografive të tilla u përpoqën që të profilizohen para elektoratit të tij. Gjithashtu është jokontestuese edhe emërimi i rrugës Adem Demaçi, sepse nëse bëhet fjalë për person i cili ka studiuar një periudhë në Shkup dhe ka jetuar në atë rrugë, dhe ka marrë titull nga Parlamenti Evropian para 30 vjetësh, atëherë është e qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë nacionalist lokal”, tha Pendarovski për Televizionin Sitel.