Mexhiti: Për receta te mjeku amë, në vend që të presim radhë në klinikë

Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti paralajmëroi reformë të re më shëndetësi , terapitë do ti përshkruajnë mjekët amë me çka do të ulet presioni në klinkat. Me këtë përforëcohet roli i mjekëve amë tha ministri dhe shtoi se me reformën e re do të kthehet edhe dinjiteti i mjekëve amë të cilët tashmë do të mund të diagnostifikojnë, dhe me këtë nuk do të ketë mbingarkesë në klinikat.
Janë hartuar protokolle për sëmundjet më të shpeshta për të cilat të rriturit lajmërohen tek mheku amë soç janë: hipertesnioni,hipotireoza,dijabeti, astma dhe HOBB. Për të gjitha këto sëmundje nëse deri tani terapinë e ka përshkruar specialisti ,tani diagnozën dhe terapinë e bën mjaku amë. Me këte,ministri i shendetësisë paralajmëroi decentralizim në shëndetësi. “Në të njëjtën kohë do të mundësojmë që një numër më i madh i mjekëve nga praktika e përgjithshme të specializohen në mjekësinë familjare, në mënyrë që pacientët të marrin sa më shumë shërbime shëndetësore në një vend – EKG, ECHO, Doppler, spirometri, paketë e zgjeruar LU1. etj., e cila është përshkruar vetëm në shëndetësinë terciare, pra në Qendrën Klinike, tash e tutje do të përshkruhet nga mjekët e familjes, sqaroi ministri i Shëndetësisë.

Marketing