RMV/ Ekonomia e zezë këtë vit mori 200 milionë dollarë

200 milionë dollarë këtë vit i ka “marrë” ekonomia e zezë. Kështu deklaroi drejtori i Agjensis së mbrojtjes së Turizmit Lupço Janevski. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë Janevski thotë se prandaj kanë 5 vite që kërkojnë nga Qeveria që të krijohet inspektoriat turistik.

Marketing

“Përafërsisht 40-50 % është zonë e zezë e turizmit në Maqedoni. Nëse kemi 530 milion dollarë fitim në industrinë e hotelierisë turistike sipas institucionit të vendit tonë, atëherë mund ta paramendoni me 40% sa humbim në tregun e zi, gjegjësisht sa përqind ne e ngarkojmë në këtë moment ekonominë legale ose parandalojmë investitorë të huaj të kenë më shumë shpresë me strategjitë afatgjate dhe me percepcionin e industris së turizmit tek ne, që të mund të investojnë në kapacitete të reja për banim dhe në përmirësimin e kushteve”, tha Lupço Janevski, drejtor i Agjensisë për mbështetjen e Turizmit.

Ai poashtu u shpreh se situata politike, por edhe diplomacia turistike kanë ndikuar në uljen e turizmit në vendin tonë.

“Gjendja politike ka krijuar ulje të turistëve bullgarë nga 60-70%, sepse kemi numër më të vogël të netëve të kaluara dhe të turistëve. Sigurisht edhe në drejtim të kundërt, nga ana jonë tek ata. Më tej, 2 deri 3 tregje që presim të kemi ulje, janë shqiptarët dhe kosovarët, të cilët pas 2-3 vitesh pandemi kanë vendosur të udhëtojnë në destinacione të tjera”, tha ai.

Kërkesa e tyre është që të krijohen inspektoriat turistik, polici turistike dhe Ministri e Turizmit, siç tha drejtori, sikur të gjitha vendet e Evropës, transmeton Tv Shenja.