Takimi Osmani-Presker

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka pranuar kopjet e letrave kredenciale të Ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gregor Presker.

Marketing

Me këtë rast, Osmani i uroi mision të suksesshëm diplomatik në vendin tonë. Në takim u shpreh kënaqësi e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe bashkëpunimin e suksesshëm ndërmjet dy vendeve mike, si dhe u konfirmua gatishmëria për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Osmani dhe Presker shkëmbyen mendime për situatën aktuale, si në të dy vendet ashtu edhe në rajon.