Stuhia shkatërrimtare e ciklonit lë 27 të vdekur në jug të Brazilit

Governatori i Rio Grande do Sul tha se numri i vdekjeve nga cikloni ekstra-tropikal ishte më i larti nga një event natyror në rajon.

Marketing

Shirat e rënda që kanë shkatërruar shtetin jugor brazilian Rio Grande do Sul kanë lënë gjithashtu 27 njerëz të vdekur, njoftoi mbrojtja civile e vendit teksa shpërthimi i lumenjve nga brigjet ka përmbytur dhjetra shtëpi.

Governatori Eduardo Leite tha dje se 60 qytete ishin prekur nga stuhia e papritur me reshje masive dhe përmbytje.

Tragjedia më e madhe ishte ajo e 15 njerëzve që kishin humbur jetën të bllokuar në një shtëpi në Mucum, një qytet prej rreth 50,000 rezidentësh, njoftonin autoritetet.

Qeveria tha se më shumë se 1000 njerëz kishin mbetur të pastrehë nga stuhia e nisur natën e të hënës.

Luana da Luz ishte një një nga të evokuarat prej përmbytjeve në Passo Fundo.

“Prej agimit ujërat nisën të hynin në shtëpi. Ne nisëm të ngrinim sendet në vendet e larta si mbi tavolina apo soba, por kjo nuk ndihmoi”, tha da Luz, për agjencinë Reuters.

Edhe në qershor, Rio Grande do Sul u godit nga një tjetër stuhi tropikale që vrau 15 njerëz dhe solli përmbytje në rreth 30 qytete, shumicën në rrethinat e kryeqytetin rajonal Porto Alegre.