Osmani me deklaratë në gjuhën maqedonase para mediave në Hungari

Në gjuhën maqedonase, ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani e filloi fjalimin e hapjes para mediave në Hungari pas Këshillit Ambasadorial të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë e Republikës së Hungarisë.
“Ministër Sijarto, i nderuari Peter, më lejoni që në fillim t’ju drejtohem në gjuhën maqedonase, gjuhë që ju dhe 26 shtete të tjera anëtare vendosët vitin e kaluar që pas disa vitesh të jetë gjuha zyrtare e BE-së, për çka ju falënderoj. Ju përcjellë falënderime edhe nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Por për të vazhduar në anglisht z.Sijarto, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për mikpritjen e ngrohtë, këtu në Budapest…”, tha ministri Osmani.
Para diplomatëve më të lartë hungarezë ministri Osmani shfrytëzoi rastin t’i prezantojë perspektivat dhe sfidat e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në këshillin e ambasadorëve. Në kuadër të vizitës, ministri Osmani pati një takim dypalësh edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto, ku u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet dy vendeve, mbështetja për integrimet tona evropiane, si dhe lidhja në kuadër të NATO-s.

Marketing