Tërmeti katastrofik në Marok, dalin pamjet e shembjes së pallatit në Marrakesh (Video)
Mbi 1 mijë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik që goditi të premten në mbrëmje Marokun.
Lëkundja me magnitutë 6.8 u regjistrua në malet Atlas, në Perëndim të vendit.
Autoritetet konfirmuan se epiqendra e tërmetit ishte 71 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, me një thellësi 18.5 kilometra dhe lëkundjet u regjistruan në orën 11:11 të natës.
Spitalet në Marrakesh po përballen me një fluks të lartë pacientësh, ndërsa është bërë thirrje për dhurim gjaku.
Interneti u ndërpre në këtë zonë turistike të vendit, ndërkohë që lëkundjet u ndjenë të forta edhe në kryeqytetin Rabat, por edhe në Kasablanka.
Videot që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë momentin e rrëzimit të godinave në afërsi të epiqendrës së tërmetit.
https://twitter.com/i/status/1700471254606586104