Ndeshja Shqipëri-Poloni, policia shoqëron 12 tifozë

12 persona janë shoqëruar nga policia, pas ndeshjes Shqipëri-Poloni. Mësohet se 5 ishin tifozë shqiptarë dhe 7 tifozë polakë. Pasi u morën në pyetje ata u proceduan në gjendje të lirë.

Marketing

Pesë shqiptarët u pyetën për mbajtjen dhe hedhjen e lëndëve piroteknike në stadium, ndërsa shtatë shtetasit polakë për prishje të rendit.

Ndërkaq policia po analizon pamjet e kamerave të stadiumit për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në hedhjen e flakadanëve në fushë dhe në sherrin mes tifozëve në stadium.

Ndeshja Shqipëri-Poloni në stadiumin “Air Albania” u fitua me rezultatin 2-0 nga Kombëtarja Shqiptare e Futbollit.