Komisionerja e BE-së filmohet duke thurur me shtiza në PE

Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson u filmua duke thurur në sallën e Parlamentin Evropian aty ku diskutohen çështjet më të rëndësishme të bllokut.

Marketing

Von der Leyen po mbante fjalimin në fillim të vitit të ri legjislativ, ku organi ekzekutiv i BE-së përshkruan veprimet dhe prioritetet e tij për vitin e ardhshëm. Ajo e mbajti fjalimin gjatë një seance plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg të Francës.

Megjithëse dashuria e Johansson-it për thurjen nuk është asgjë e re, një veprim i tillë gjatë një fjalimi vendimtar shkaktoi spekulime për nivelin e angazhimit midis komisionerëve të BE-së.

Ish-deputeti i Parlamentit Evropian, Nigel Farage komentoi ngjarjen duke shkruajtur.

“Edhe vetë komisionerët e BE-së së Ursula von der Leyen janë të mërzitur për vdekje me atë që ajo ka për të thënë!”

Pasioni i Johansson-it për thurjen me shtiza nuk është diçka e panjohur. Në vitin 2020, ajo u shpreh në rrjetet sociale se u ka dhuruar të gjithë kolegëve të saj çorape leshi që i kishte punuar me shtiza.

Gjatë fjalimit të saj, von der Leyen diskutoi disa tema, duke përfshirë Ukrainën, ndryshimin e klimës, Kinën, migrimin e parregullt dhe zgjerimin e BE-së.