Lloga viziton burgun e Idrizovës: Duhet amnisti urgjente! (FOTO)

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga së bashku me deputetin Halil Snopçe, dhe drejtorin e burgut të “Idrizovës”, Zoran Jovanovski dhe zëvendësdrejtorin Femi Jonuzi, kanë vizituar të burgosurit në këtë institucion, përcjell TV21. Ministri Lloga thotë se kushtet e këqija dhe mbipopullimi në burgje imponon nevojën për amnisti urgjente.

Marketing

“Kushtet e mjerueshme, katastrofale dhe jashtë standardeve për vuajtjen e dënimeve me burg, mbipopullimi, të burgosurit që flenë në dysheme, pa kujdes të duhur shëndetësor, pa kushte sanitare të përshtatshme, shtretër të thyer, mure të mykura. Këto kushte dëshmojnë se përse na duhet urgjentisht një Ligj për amnisti, me të cilin të paktën do të lehtësohen kapacitetet. Bëhet fjalë për njerëz. Edhe përkundër veprave të kryera ata janë njerëz dhe meritojnë dinjitet. Në vend të risocializimit dhe rikthimit në jetë normale, me këtë trajtim gjendja e tyre mund të përkeqësohet edhe më shumë. Apelojmë që kjo situatë të mos keqpërdoret për qëllime politike, ndërsa deputetët të tregojnë humanizëm dhe të mbështesin Ligjin për Amnisti”, ka shkruar Lloga.