MPJ Maqedoni: Kemi nisur procesin për regjim pa viza me SHBA-të

Në lidhje me të dhënat e publikuara nga Departamenti i Shtetit se përqindja e vizave të refuzuara për Maqedoninë e Veriut në vitin 2022 ishte 26,29%, Ministria e Punëve të Jashtme informon se ka filluar një proces për bashkimin e vendit në Programin për heqjen e vizave të SHBA-së. ( Visa Waiver Program )

Marketing

“Gjegjësisht, me vendim të Qeverisë është formuar grupi punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve tjera relevante që punojnë për plotësimin e kushteve për vendosjen e regjimit pa viza me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kushtet kanë të bëjnë për fusha të ndryshme, por një nga më kryesoret është që përqindja e vizave të refuzuara të jetë maksimumi 3%.

Në këtë kontekst, theksojmë se përqindja e lartë e vizave të refuzuara prej të paktën 30% është për shkak të aplikimeve të papërshtatshme, për të cilat planifikojmë të fillojmë së shpejti një fushatë për edukimin e qytetarëve për procesin e aplikimit dhe kushtet që duhet të plotësohen, në mënyrë që për të marrë një vizë për në SHBA”, thonë nga MPJ.

closevolume_off
MPJ shprehet se procesi i anulimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të hyrë në SHBA është një proces afatgjatë dhe kompleks, i cili kërkon aktivitete të vazhdueshme, për të cilat ne po punojmë me përkushtim. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Programin për regjimin pa viza u bë pjesë e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe është ndër projektet në Planin e Veprimit, i cili u miratua në seancën e Qeverisë në shkurt të këtij viti.