Përmbyllet me sukses Festivali Folklorik “ALUSH HAMIDI”

Mbrëmë, u përmbyll me sukses Festivali i -IV-të i këngëve dhe valleve folklorike “ Alush Hamidi 2023 “, i organizuar nga Asociacioni i ansambleve dhe shoqërive kulturoro – artistike në Maqedoninë e Veriut, nën patronatin e Komunës së Sarajit.
Ky festival, kësaj rradhe ishte një spektakël i veçant me pjesëmarrje të folkloristëve nga Dibra, Drenasi, Kaçaniku, Kumanova dhe disa vende të tjera.
Me këtë rast, përfaqësuesi i Komunës së Sarajit z. Xhelal Jakupi, theksoi përkrahjen e përhershme të Komunës dhe Kryetarit të saj z. Blerim Bexheti. Me ç’rast i përgëzoi organizatorët dhe të pranishmit për evenimentin që mbahet, për të përkujtuar figurën madhore të Artit dhe Kulturës që është i lindur në një nga trojet e Komunës së Sarajit në fshatin Çajlanë.
Manifestimi që i përkushtohet figurës poliendrite të Alush Hamidit nderon në veçanti Komunën e Sarajit dhe shton krenarin e saj që ka nxjerr një personalitet aq të rëndësishëm për kulturën dhe artin shqipëtar.
Nga organizatorët, u shpreh falemderim i veçant për përkrahjen e Komunës së Sarajit, dhe gjithashtu në shenjë falemderimi, drejtorit Avni Rexhepi i’u nda pllakata mirnjohëse për kryetarin e Komunës z. Blerim Bexheti.

Marketing