Fanella e Bajramit në ndeshjen ndaj Çekisë shitet me çmim rekord

Shqipëria e Sylvinhos është shumë më e fortë dhe më e bukur se më parë. Trajneri brazilian ka krijuar frymën e duhur, ka rikthyer entuziazmin e humbur prej kohësh dhe ka futur një stil ndryshe loje.

Marketing

Kuqezinjtë nuk kanë frikë askënd, luftojnë dhe përballen si të barabartë me të gjithë. Madje po arrijnë të shënojnë edhe eurogola, pasi ndihem të çliruar dhe të lumtur me 49-vjeçarin.

Dhe dhjeta e Bajramit është e shitura më e shtrenjtë nga fanellat e lojtarëve të Kombëtares në duelin përballë Çekisë.

1727 euro janë paguar në ankandin e Match Worn Short për të bardhën e futbollistit që luan në Serie A me Sassuolon. I cili është shndërruar ndër më të rëndësishmit te kombëtarja shqiptare.

Pas tij renditet ajo e Etrit Berishës (554 euro), teksa vendin e tretë e mban fanella e Mirlind Dakut (323 euro).