Pendarovski: Ndryshimet në Kodin Penal nuk kthejnë Gruevskin

Ndryshimet në Kodin Penal nuk e lejojnë Nikolla Gruevskin të kthehet në vend, thotë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, në intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase. Mirëpo, ai nuk mund të konfirmojë se me ndryshimet në Kodin penal ka mundësi që Gruevski, nëse kthehet në vend, të përballet sërish me drejtësinë, kjo, thotë Pendarovski, është çështje e gjyqësorit.

Marketing

“Nuk është amnisti. Shikoni, nëse është amnisti, le të mendojmë si qytetarë të thjeshtë, po të ishte amnisti, Gruevski do të ishte sot në Maqedoni. Gruevski nuk është në Maqedoni. Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, Nikolla Gruevski nuk do të kthehet në Maqedoni. Unë e pohoj këtë. Ai nuk është kthyer deri më tani, për shkak të këtyre ndryshimeve as që do të kthehet, kjo është e sigurt.”- deklaroi Stevo Pendarovski, President i RMV-së.