Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, nga manifestimi “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta – dega e BDI-së në Çair, gjatë fjalimit të tij tha se shumë kundërshtarë të tij e kanë halë në sy, por ai nuk është fajtor që fiton prej 22 vjetësh.
Ahmeti duke iu referua zhvillimeve politike tha se ai e pranon rivalitetin me kundërshtarët politikë në vend, por jo rivalitetin deri në shpifje dhe armiqësi.
“Unë jam shumë i vetëdijshëm që jemi halë në sy për shumë kundërshtarë politikë që kemi krijuar për 22 vjet, por ne nuk jemi fajtor që kemi qenë fitimtarë për 22 vjet. Ne na ka votuar populli. Prandaj nuk kanë çfarë armiqësohen me popullin. Unë e pranoj rivalitetin, unë e pranoj të jemi në garë, por jo rivalitet deri në armiqësi. Jo në rivalitet deri në shpifje, sepse dhunshëm në 22 vite nuk kemi fituar. Na ka dasht populli dhe kemi qenë fitimtarë.”- tha Ahmeti.