Britani, pritet pema historike 300-vjeçare e Robin Hood

Një 16-vjeçar është arrestuar pasi ka prerë pemën e famshme botërore Sycamore Gap në Britani gjatë natës.

Marketing

Bëhet fjalë për një pemë fiku 300-vjeçare, e cila ndodhej në Parkun Kombëtar Northumberland në verilindje të Anglisë për tre shekuj, pranë Murit të Hadrianit (monumenti i Unesco-s), në pikën “Sycamore Gap”.

Ishte e famshme si ” pema e Robin Hood-it “, pasi aty u filmuan shumë skena të filmit të vitit 1991 me të njëjtin emër me aktorin simpatik Kevin Costner. Përveç kësaj, kjo pemë u votua “pema e vitit” në 2016.

Mësohet se 16-vjeçari mbetet në paraburgim dhe po “ndihmon oficerët me hetimet e tyre”, njoftoi policia duke shtuar se ” hetimi është ende në një fazë shumë të hershme”.

Zyrtarët e parkut deklaruan se janë të “tronditur dhe të pikëlluar” nga “ akti i vandalizmit” . Vendasit nuk janë në gjendje të kuptojnë pse një njeri do të shkatërronte një pemë që prej kohësh është bërë pjesë e ADN-së së kësaj zone dhe ka kaluar mijëra stinë.

Menaxheri i përgjithshëm i Parkut, Andrew Poynt, tha se pema kishte qenë “një tipar i rëndësishëm dhe ikonik historik për gati 200 vjet “. Megjithatë, siç thekson shtypi britanik, vetëm një profesionist mund të priste një pemë të tillë dhe me shumë gjasa ai kishte një bashkëpunëtor me vete.

Prerja e pemës dyshohet se është bërë me sharrë elektrike dhe siç tregojnë fotot që qarkullojnë në internet, njeriu që vendosi të presë pemën historike, kishte përdorur një bojë të bardhë për të shënuar pikën ku do të fillonte ta presë.