Azir Aliu: Migrimi ka shkaktuar mungesë të kuadrove në sektorin publik dhe privat

Largimi i të rnjëve është një nga dukuritë shqetësuese me të cilat po përballet vendi prej vitesh. Madje në mesin e atyre që po largohen nga vendi janë edhe të punësuarit në administratën publike dhe shtetërore. Këtë e konfirmon edhe Ministri i Administratës, Azir Aliu, i cili thekson se migrimi ka shkaktuar mungesë të kuadrit si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Marketing

“Është problem, është sfidë që cdo institucion tani e ka, jo vetëm në sektorin publik, por edhe në atë privat, edhe jo vetëm në shtetin tonë, por gjithandej, kjo është një fenomen. Pra për atë shkak gjithë shtetet e zhvilluara bëjnë strategji speciale për këtë fenomen. Sot më nuk është pyetje se do të shkojë në perendim se rroga është më e lartë, por sot nevojat janë edhe për këtë infrastrukturë, për një administrat më fleksibile. Largimi nga shteti nuk është vetëm për shkak të rrogës, por është i gjithë eko-sistemi që duhet seriozishtë të meremi dhe të punojmë” – deklaroi Ministri i Administratës, Azir Aliu.

Në kuadër masave Ministri Aliu për TVM2, përmend përpilimin e ligjit të ri për rrogat, përkatësisht vlerësimin e punës së admisnitratës.

“Në aspekt të rrogave, dhe vlerësimit të punës së administratës, realishtë ne si shtet kemi problem, prandaj edhe punojmë në ligj të ri për rrogat i cili do të bënë optimizimin dhe sistematizimin si në vendin e punës, ashtu edhe vlerësimin e vendit të punës. Pra në moment ne po ballafaqohemi me një situatë në të cilën sistematizimi, dhe optimizimi nuk vlerësohet njejtë sikurse në institucionin tjetër. Pra kemi institucione të ndryshme që rrogat janë për të njëjtën punë ndryshe në të dyja institucionet” – u shpreh Alliu. Ministrit Aliu njëherit theksoi nevojën për analizë funksionale të institucioneve për të sqaruar se cili institucion çfar shërbime duhet të japin, dhe sa kapacitete njerzore i duhen çdo institucioni, pasi sipas tij shumë institucione japin shërbime të ngjashme prandaj mund të bashkohen në një.