Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë në Ankara, kryen një sulm me bombë.

Marketing

Yerlikaya tha në një postim në rrjetet sociale se dy policë janë plagosur lehtë.

“Rreth orës 09:30 (me orën lokale) dy terroristë që erdhën me një automjet më të vogël para hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme për Sigurinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, kanë kryer një sulm me bombë. Njëri nga terroristët hodhi veten në ajër, ndërsa terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë zjarrit të hapur, dy nga policët tanë u plagosën lehtë. U uroj shërim të shpejtë heronjve tanë”, tha ministri Yerlikaya.

Ministri i Brendshëm po ashtu shtoi se lufta vazhdon me vendosmëri derisa terroristi i fundit të neutralizohet. /TrtAlbania/