Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet të ketë lidhje me sulmin e 24 shtatorit

Drejtori i policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha përmes një konference për media ka bërë të ditur se sot është arrestuar një person në Jarinje.

Marketing

Hoxha bëri të ditur se është bastisur prona e tij dhe është gjetur një sasi e municionit si dhe shtoi se ekziston lidhja e mundshme me 24 shtatorin.

“Ka ndodhë një arrestim sot në Jarinje, poashtu policia ka kryer bastistje në pronën e tij dhe është gjetur një armë dhe një sasi e municionit. Besoj se i njëjti do të shkojë në paraburgim për 48 orë dhe pastaj do të vazhdojë të trajtohet, ekziston lidhja e mundshme me datën 24”, u shpreh ai.