Mickoski: Kovaçevski të thërras takim të liderëve për të biseduar për zgjedhjet e ardhshme

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski i bën thirrje kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, që të thërras takimin e liderëve, ku, siç thotë, do të bisedohet për procesin zgjedhor.

Marketing

“Fatkeqësisht, më duhet ta pranoj se kemi më pak se 6 muaj larg zgjedhjeve, por kjo që po ndodh sot nuk ka ndodhur kurrë më parë. Ne as nuk kemi dialog me qeverinë, as nuk diskutojmë një datë, as për version përfundimtar të Kodit Zgjedhor, ndërsa rekomandimet e ODIHR-it janë shumë të qarta që 6 muaj para zgjedhjeve duhet të mbyllet Kodi Zgjedhor. Nuk ka as ftesë për misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR.

Shfrytëzoj edhe këtë rast për t’i kërkuar llogari sepse nuk është vetëm një çështje për qeverinë. Ajo çështje ka kaluar, do të mbyllet së shpejti, misioni i tyre për të ndryshuar Kushtetutën dështoi. Ne kemi çështje të tjera të rëndësishme që duhet t’i diskutojmë, nuk mund t’i shikojmë proceset nga ana, duhet të tregojmë përgjegjësi.

Dimitar Kovaçevski si kryeministër duhet të thërrasë takim me liderin e opozitës, jam i gatshëm në çdo kohë që të diskutojmë për datën e zgjedhjeve presidenciale, për zgjedhjet parlamentare që do të përmbyllet me Kodin Zgjedhor. E dini, ka parti politike “më të vogla” që kërkojnë një njësi zgjedhore…” thotë Mickoski për “Fokus”.