Bilall Kasami takon ambasadorin e Çekisë Jaroslav Ludva

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami së bashku me koordinatorin e
degës së Çairit, Astrit Iljazi, pritën në takim ambasadorin e Republikës së
Çekisë, z. Jaroslav Ludva. Fillimisht, kryetari Kasami njoftoj ambasadorin
Ludva se Lëvizja BESA ka përkrahur çdo reformë që ka patur të bëjë me
avancimin e vendit si dhe me integrimin në strukturat euro-atlantike. Më tej
në takim është diskutuar edhe për Ndryshimet Kushtetuese, ku edhe
njëherë është shpalosur qëndrimi i Opozitës Shqiptare për heqjen e 20%
nga kushtetuta. Me ambasadorin është diskutuar edhe për funksionimin e
Frontit Opozitar.
Ambasadori Ludva falënderoj kontributin e subjekteve politike që punojnë
fuqishëm për anëtarësimin e vendit në BE. Palët u dakorduan që takime të
tilla me qëllime koordinuese të mbahen edhe në të ardhmen.
Lëvizja BESA

Marketing