Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë me fatalitet nëse konsumoni turshi dhe këto produkte

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë fatal për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, hipertensioni mund të shkaktoj edhe paralizë të gjymtyrëve dhe një numër të lartë të problemeve dhe çrregullimeve të tjera.

Marketing

Trajtimi i tij zakonisht bëhet me anë të barnave, mirëpo rëndësi të madhe duhet t’iu kushtohet edhe ushqimeve, të cilat i konsumoni. Nëse jeni një nga ata persona, që vuajnë nga tensioni i lartë, atëherë së pari duhet të hiqni dorë nga kripa dhe sheqeri.

Krahas kripës dhe sheqerit, ju duhet të hiqni dorë edhe nga këto ushqime:

Mishi i kuq
– përmban sasi të lartë të kolesterinës, e cila dihet se dëmton zemrën dhe enët e gjakut. Sipas të dhënave, vetëm 400gr mish i gatuar përmban 245 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterinë.

Picat– përmbajnë salcë të domateve dhe përbërës të tjerë, të cilët e rrisin tensionin e gjakut.

Turshitë e gatshme– një filxhan me lakër turshi të përgatitur vet përmban 939 miligramë kripë. Edhe domatet, specat apo kastravecat turshi janë të zhytur në kripë dhe përbërës të tjerë, të cilët janë tejet të dëmshëm për shëndetin e zemrës.

Alkooli– është i dëmshëm për të gjithë, e sidomos për personat me tension të lartë të gjakut.

Pijet energjike– e rrisin tensionin e gjakut për 6.2 përqind. Ato gjithashtu përmbajnë sasi të lartë të sheqerit të përpunuar, i cili është i dëmshëm për zemrën.