Benzema ngrit padi kundër politikanit francez

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema kohëve të fundit po përballet me disa probleme, por që nuk kanë të bëjnë me futbollin.

Marketing

Fillimisht, Benzema u akuzua nga ministri i mbrojtjes i Francës, Gérald Darmanin se ai është pjesë e një grupi terroristë i quajtur “Vëllazëria Myslimane”, raporton KosovaPress.

Më pas, politikani francez, Eric Zemmour e lidhi Benzeman me vrasjen e fundit të profesorit Dominique Bernard, vrasje kjo nga një grup terroristësh.

“Po, ka një lidhje të drejtpërdrejtë mes Benzemas dhe vrasjes së Dominique Bernard në një sulm terroristësh”, tha Zemmour.

Si duket kjo deklaratë e politikanit francez ka ndikuar në Benzeman, pasi që sipas gazetarit Fabrizio Romano, fituesi i Topit të Artë ka ngritur padi ndaj Eric Zemmour.