Renditja e FIFA/ Shqipëria fiton tri vende, Kosova vendos rekord

Shqipëria ngjitet në vendin e 59-të të renditjes së FIFA-s. Kuqezinjtë fituan tri vende në klasifikimin botëror të publikuar për muajin tetor. Rritja e Kombëtares erdhi pas fitores së madhe me Republikën Çeke, që na afroi me finalet e Euro 2024. Ndikim pozitiv kishte edhe suksesi në miqësoren me Bullgarinë.

Marketing

Shqipëria ka lënë pas një përfaqësuese të njohur si Gana, teksa ka kaluar edhe Katarin, organizator të botërorit të fundit. Rritje kishte edhe Kosova pas fitores me Andorrën, teksa ndeshja me Izraelin u shty prej konfliktit në Rripin e Gazës.

Dardanët e shohin veten në vendin e 105, pozita më e lartë e regjistruar në histori në klasifikimin e FIFA. Për sa i takon kreut, aty nuk ka ndryshim, me Argjentinën që mbetet në vendin e parë. Albicelestët ndiqen nga Franca, Brazili dhe Anglia.

Rritje me dy shkallë për Portugalinë, që tashmë është në vendin e gjashtë dhe për Spanjën që e sheh veten në pozitën e tetë në botë.