Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër me ftesë të ministres së Punëve të Jashtme të Finlandës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Finlandës.
Nga MPJ-ja njoftojnë se në kuadër të vizitës, do të ketë takime me homologen e tij, Ministren, Elina Valtonen dhe me Kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Jusi Halla-aho.