Sulmet në Gaza, Erdogan: Mos prisni të qëndrojmë të heshtur para mizorive që po ndodhin

Presidenti i Turiqsë, Rexhep Tajip Erdogan, duke theksuar se sulmet ndaj Gazës tashmë kanë tejkaluar kufijtë e vetëmbrojtjes dhe janë shndërruar në një barbarizëm të hapur, tha se nuk duhet të qëndrojmë të heshtur derisa po ndodhin mizori para syve tanë.

Marketing

Erdogan, i bëri këto vlerësime gjatë Këshillit të 8-të të Familjes që u mbajt në Qendrën Kombëtare të Kongresit dhe Kulturës Beshtepe në kryeqytetin Ankara.

Lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Rripit të bllokuar të Gazës, Erdogan tha se:

“Askush nuk duhet të presë që ne të qëndrojmë të heshtur derisa po ndodhin mizori para syve tanë”.

Erdogan gjithashtu i bëri thirrje Komisioni Evropian dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Edhe sa fëmijë duhet të vdesin që Komisioni Evropian të bëjë thirrje për armëpushim? Edhe sa tonë bomba duhet të bien në Gaza që të veprojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së?” u shpreh ai.

Ai gjithashtu informoi rreth ndihmave humanitare që vendi i tij ka siguruar për palestinezët, “sasia e materialeve humanitare që dërguam në Egjipt për t’u dorëzuar në Gaza ka shkuar në mbi 200 tonë”, tha Erdogan.

Konflikti në Gaza filloi kur grupi palestinez Hamas më 7 tetor nisi operacionin “Tufani i Aksasë”, një sulm i befasishëm i shumë-anshëm, që përfshinte një breshëri lëshimesh të raketave dhe depërtimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Mbi 7.900 njerëz janë vrarë në konfliktin e vazhdueshëm, përfshirë të paktën 6.546 palestinezë dhe 1.400 izraelitë.

2,3 milionë banorët e Gazës kanë mbetur pa ushqim, ujë, ilaçe dhe karburant, ndërsa autokolonat e ndihmave të lejuara në Gaza kanë transportuar vetëm një pjesë të asaj që nevojitet.