Limani: Fronti Opozitar, shpresë për shqiptarët

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani në një intervist dhënë për Tv Globin, ka folur rreth aktualitetit politik në vend si dhe për ndryshimet e kodit penal. Sipas Limanit, ky veprim i qeverisë është një precedent shumë i rrezikshëm për të ardhmen.

Marketing

Më tej, ai ka folur edhe për frontin opozitar, duke thënë se ajo është shpresa e vetme tek shqiptarët.

“Fronti opozitar është shpresa e vetme për shqiptarët dhe në zgjedhjet tjera ky front do të jetë fituese e zgjedhjeve. Në teren jemi të etabluar mirë dhe se jemi në komunikim me çdo vilotues dhe çdo qytetar“, u shprehë Limani.