Ursula von der Leyen në Shkup, në fokus rritja ekonomike dhe eurointegrimi

Kryetarja e Komisionit Europian Ursula Von der Lejen vjen në Shkup me plan konkret për rritje ekonomike të inicuar nga BE. Plani përfshin hapjen e pjesë të tregut europian në Ballkanin Perëndimor, në shkëmbim të rreformave rrënjësore që duhet bërë vendet aspirante para anëtarësimit në BE. Unioni ka mobilizuar 16 miliardë euro për investimet në rajon.

Marketing

Në takimet me presidentin Pendarovski dhe kryeministrin Kovaçevski do të bisedohet edhe për eurointegrimet, se deri ku ka arritur përmbushja e kushtit për ndryshimet kushtetuese, tat ë cilin s’do mund të vazhdonte rrugëtimi europian I vendit.

Von der Lejen gjithashtu do të informojë kreun shtetëor se BE më 8 nëntor do të publikojë raportin për përparimin e vendit. Kryetarja e Komisionit Europian pas takimit me kryeministrin dimitar Kovaçevski, do të vizitojnë fabrikën për përpunimin e frutave dhe perimeve në afrësi të Shkupit, e financuar konsiderueshëm nga program IPARD I BE-së.

Nga Shkupi Von der Lejen do të udhëtojë për në Prishtinë dhe më pas në Podgoricë, Beograd dhe Sarajevë.