Mposhtet Barcelona, Real Madrid fiton “El Clasico”

Reali i Madridit triumfon në El Clasico. Skuadra e Ançelotit mposhti 2 me 1 Barcelonën në shtëpinë e këtyre të fundit.

Marketing

Dy golat e realizuar nga Belingam përmbysën avantazhin e katalanasve me Gundogan. Paraqitje madhështore ajo e yllit anglez, që ishte sërish vendimtar për Realin.

Goli që vendosi suksesin e madrilenëve u shënua në minutat shtesë, duke i shkaktuar Barcelonës humbjen e parë në këtë kampionat.

Me fitoren e arritur, Reali mbetet në krye të kampionatit me 28 pikë, aq sa ka edhe Zhirona. Ndërkohë, Barcelona e vendit të tretë ka 4 pikë më pak.