Të rinjtë e Aleancës për Shqiptarët nga dega e Tetovës kanë realizuar një aktivitet unikat për senzibilizimin e opinionit dhe shënimin e Tetorit “Muaji rozë”. Të veshur me ngjyrat unikate dhe me tëndafila rozë, FRASH Tetovë ka shpërndarë afishe për të ngritur vetëdijen për ndërgjegjësim dhe konrroll të grave si forma më e mirë për parandalimim e kancerit në gji. Në këtë aktivitet të rinjëve të FRASH -Tetovë përkrahje ju dhanë edhe Kryetari i degës së ASH në Tetovë, Flakron Bexheti dhe drejtoresha e Galerisë së Tetovës, Arbenita Meta.
Në një fjalim për opinionin, Lorina Karemani, anëtare e Forumit Rinot të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, ka përcjellur mesazhe për rritjen e vetëdijes kolektive dhe tejkalimin e paragjykimeve kur është në pyetje shëndeti i gruas dhe femrës.
“Tetori është muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. Kujdesi për shëndetin tuaj është shumë i rëndësishëm, ndërsa parandalimi në kohë është kujdesi më i mirë për shëndetin. Andaj, përmes këtij aksioni vullnetar ju inkurajojmë, kujdesuni për shëndetin tuaj gjatë gjithë vitit dhe gjithë jetës! Kontrolli dhe ekzaminimet e rregullta janë mënyrat më efikase për të parandaluar dhe zbuluar herët kancerin e gjirit. Mbrojtja e shëndetit, informimi, vizitat mjeksore nuk duhet të jenë turp, por emancipim. Në këtë muaj të ndërgjegjësimit, ndani këto dhe informacionet e tjera të nevojshme për të nxitur ndërgjegjësimin dhe kujdesin ndaj shëndetit tuaj dhe më të dashurve tuaj.
Parandalo, që të mos kesh nevojë për shërim.
Kontrollohu sot që të mos bëhet vonë nesër. Mos kij turp nga shëndeti!”, tha Karemani.