Saranda Imeri nga Lëvizja Demokratike ka akuzuar nënkryetarin e BDI-së, Arbër Ademin se ka detyruar gratë e punësuara në administratë për të marrë pjesë në një panel diskutim.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë statusin e shkruar nga zonja Imeri në Facebook.
Presioni politik, vegël funksionimi e BDI-së
ARBËR ADEMI DETYRON GRATË E PUNËSUARA NË ADMINISTRATË TË MARRIN PJESË NË PANEL DISKUTIM
Numri dy i BDI-së dhe koordinator i grupit parlamentar të kësaj partie Arbër Ademi promovon presion politik ndaj vetë anëtareve të partisë së tij. Ademi, publikisht përmes rrjeteve sociale detyron gratë e punësuara në administratën shtetërore detyrimisht të marrin pjesë në një panel diskutim për rreziqet nga kanceri në gji, i planifikuar për ditën e hënë në Kumanovë, nga ku vjen Ademi. Arbër Ademi tanimë po zbaton mënyrat e bërjes politikë të shefit të tij zëvendës-kryeministrit Artan Grubi, i cili në çdo takim partiak deturon administratën të merr pjesë dhe të duartroket në fjalimet e Ali Ahmetit. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02TwbzojbcJhdsLZVsphgA6HbZDarEm7mpQ3LHeTTcKjMggDdd4RtbFwXVAJMGU45Rl&id=100068930810752&mibextid=Nif5oz