Inteligjenca artificiale është “makth” për aktorin Nicolas Cage

Inteligjenca artificiale në sektorin e filmit po bëhet një temë gjithnjë e më e rëndësishme. Së fundmi shumë aktorë në SHBA kanë dalë publikisht kundër saj madje dhe me protesta në rrugë.

Marketing

Edhe ylli i Hollivudit, Nicolas Cage është gjithashtu i shqetësuar për përparimin teknologjik. Fituesi i Oskar-it, refuzon përdorimin e inteligjencës artificiale (AI) në filma.

“AI është një makth për mua”, tha aktori 59-vjeçar për Yahoo Entertainment.

“Është çnjerëzore. Nuk mund të jesh më çnjerëzor se inteligjenca artificiale.”

Ylli i Hollivudit përshkroi gjithashtu konfuzionin për paraqitjen e tij të shkurtër si Superman në filmin superhero “The Flash” të lëshuar në qershor. Ai regjistroi një skenë krejtësisht ndryshe nga xhirimet tradicionale: Ajo që ai duhej të bënte “ishte fjalë për fjalë në një dimension alternativ

Ai qëndroi rreth tre orë para kamerës duke u përpjekur të përcjellë emocionet me sy.

“Kur pashë filmin, kuptova që ato tre orë xhirime kisha luftuar me një merimangë të madhe. Realisht unë nuk e bëra këtë. Nuk ishte ajo çfarë bëra.”

Cage theksoi se këtë skenë e konsideron si animacion kompjuterik dhe jo vepër të AI.

“Unë thjesht mendoj se ata bënë diçka me të, diçka jashtë kontrollit tim.”

Kritika në rritje ndaj AI

Nicolas Cage nuk është aktori i parë që shpreh publikisht shqetësimet e tij për këtë çështje. Kohët e fundit në Hollywood, kolegët e tij dolën në rrugë për të demonstruar, ndër të tjera, edhe se janë kundër përdorimit të pakufizuar dhe të pakontrolluar të AI në biznesin e filmit.

Keanu Reeves gjithashtu e bëri të qartë në një intervistë në fillim të vitit se ishte i shqetësuar për zhvillimet në këtë fushë.
Këto kanë “ndikime të frikshme për aktorët”, tha Reeves në një intervistë me “Wired” në shkurt.

“Kur luani në një film, ju e dini që performanca juaj do të montohet, por ju keni qenë të përfshirë dhe keni aktruar për atë skenë”, tha ai.

“Nëse përfshiheni në deepfake, nuk keni asgjë më shumë për të thënë. Bëhet fjalë për kontroll dhe manipulim, njerëzit të duan për artin tënd”, tha ylli i “Matrix”.