Kreu i OBSh-së: Kushtet në Gaza janë të papërshkrueshme

Organizata Botërore e Shëndetit(OBSH) ka bërë apel urgjent për qasje humanitare në Gaza, duke i quajtur kushtet atje të papërshkrueshme.

Marketing

“Është tepër vonë për të ndihmuar të vdekurit, por ne mund të ndihmojmë të gjallët”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm, në një konferencë shtypi në Gjenevë.

Ai tha se spitalet ishin të mbushura me të lënduar të shtrirë në korridore, ndërsa morgjet ishin të tejmbushura me trupa dhe mjekët kryenin operacione pa anestezi.

Katërmbëdhjetë nga 36 spitalet e Gazës nuk funksionojnë më, dhe 23 spitale në qytetin e Gazës dhe në veri të territorit janë urdhëruar të evakuohen, sipas agjencisë.

“Po na mbarojnë fjalët për të përshkruar tmerrin që po shpaloset në Gaza”, tha shefi i OBSh-së.

“Ne kemi nevojë për një pauzë humanitare në luftime, në mënyrë ideale një armëpushim. Ne kemi nevojë për akses të papenguar dhe kalim të sigurt”, theksoi ai.